Vjen nga Elbasani në Durrës dhe kapet në falgrancë duke vjedhur në një market.

Ky rast është shënuar nëj ditë më parë në lagjen nr. 13 (Plazh), ku është arrestuar Migen Boçi 40 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Durrësit bën me dije se 40-vjeçari u kap në flagrancë në një market duke vjedhur produkte ushqimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134, 22 të Kodit Penal.