Një person nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë false.

Sh. Begolli 40 vjeç, banues në Kosovë, është kapur ditën e sotme nga ana e Punonjësve të Policisë së Pikës së Kalimit Kufitar, pasi  ka tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.