Specialistët për Krimet në Shijak bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim për dhunë.
Ai është L. Dedaj 53 vjeç, banues në Shijak.
Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se Dedaj ishte në kërkim policor për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





