Pushuesit që kanë zgjedhur Borshin për të kaluar këto ditë të nxehta vere janë frikësuar kur kanë zbuluar se shumë pranë bregut lundronte një peshkaqen.

Vetëm pak metra larg plazhit, sipas “GSH”, peshkatarët kanë kapur në rrjetë një peshkaqen. Siç duket në foto ai është i vogël, ndaj edhe kureshtarët nuk kanë nguruar ta shohin nga afër. Peshkaqeni ndodhej vetëm 200 metra larg bregut.