Një 48-vjeçar është arrestuar 4 muaj pasi kërkohej për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Lulzim Hasanaj qëlloi me armë qytetarin me iniciale Y.B. në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe më 5 maj 2018, duke e lënë të plagosur.
Pas ngjarjes, Hasanaj u arratis ndërsa gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.
Ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.





