18 qershor 2015 – Një shtetas nga Durrësi, i cili ishte dënuar vetëm me 20 ditë burg dhe ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Bëhet fjalë për Agron Gjonin, 42 vjeç, i cili më 1 prill të 2014-s është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/