Sarandë, 23 maj 2014 – Një peshk i rrallë është kapur nga një peshkatar sarandjot në ujërat e Ksamilit në orët e para të mëngjesit të së enjtes. “Peshku-hënë” ka rënë në rrjetat e peshkatarit me përvojë gati 30-vjeçare, Niko Spiro.
Peshku ka gjatësi rreth një metër dhe gjerësi 70 cm, ndërkohë që peshon plot 80 kg.
Peshkatari Niko Spiro e ka transportuar “peshkun-hënë” deri në limanin e Sarandës ku është parë nga kureshtarë të shumtë, ndërkohë që nuk ka mundur ta shesë atë për shkak se mishi i këtij peshku nuk hahet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





