FLORIDA, 26 mars 2013 – Një turist irlandez u befasua kur kapi në Florida një peshk, dhëmbët e të cilit ngjanin me ato të njeriut.
Peshku, emri latin i të cilit është Archosargus probatocephalus, kurse amerikanët e quajnë "sheepshead" (kokëdele) është i veçantë sepse ka nofull me plot dhëmbë si të gjithë gjitarët.
Një specie e tillë u kap nga peshkatari irlandez, i cili ndodhej për pushime në Florida (SHBA). Kur ra në rrjet, peshku u përpoq të lirohej me anë të dhëmbëve, para se të përfundonte në pjatën e peshkatarit.
“Kokëdelja” mund të arrijë gjatësinë 75 centrimetra, Ushqehet me gaforre dhe guacka, kurse dhëmbët i janë zhvilluar në mënyrë që t’i bluajë guancat e tyre.





