Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kanabis sativa, ende e pakonfirmuar zyrtarisht, është sekuestruar këtë të premte në portin e Durrësit.

Sipas burimeve policore, sasia e lëndës narkotike është gjetur e fshehur në një kamion që pritej të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

Agjentët e antidrogës janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e mjetit, për të përcaktuar më pas edhe sasinë e drogës së kapur.

Sipas burimeve policore ende të pakonfirmuara, sasia e drogës e sekuestruar në kamion është rreth 700 kg. 

Drejtuesi i mjetit, ku është gjendur sasia e lëndës narkotike është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat për t'u marrë në pyetje.

Dyshohet se sasia e drogës kishte për destinacion vendin fqinjë, Itali.