Vijon puna për ndalimin e shtetasve në kërkim, Policia e Durrësit ndalon një të ri nga Shijaku të akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim me të tjerë persona.

Ai është Teoland  Dedaj 29 vjeç, banues në Shijak, i cili u kap në kuadër të një bashkëpunimi mes Specialistëve për Krimet të Shijakut dhe Specialistëve të Antidrogës së Durrësit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.