Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim, i dënuar me burg për dhunë familjare.

Burimet policore zyrtare bëjnë të ditur se i ndaluari është Ladimir  Vlashi 40 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata  e Apelit Durrës e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.