Ndalohet një shtetas nga Shijaku, me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Rudin Çalliku 44 vjeç, banues në Xhafzotaj të Durrësit, u arrestua ditën e djeshme në kuadër të punës së Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak për kapjen  e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezias Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl, datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal talian.

Policia e Durrësit thotë se maksimumi i dënimit është 24 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.