Pas një jave në kërkim, Specialistët për Krimet në Shijak bënë të mundur kapjen e 16-vjeçarit që akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur.
Policia bën me dije se ka ndaluar shtetasin E.B. 16 vjeç, banues në Shijak, për të cilin u vendos që të ndiqet në gjëndje të lirë, pas nëj konsultimi nga ana e bluve me Prokurorin e çështjes.
Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren me iniciale F.K. Ka qenë nëna e vajzës, shtetësia B.K. 37 vjeçe, që ka bërë kallëzimin në polici, pasi pretendon se 16-vjeçari ka kryer marëdhënie seksuale me të bijën.
Tashmë, ai do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.





