Një 52-vjeçar nga Fieri dhe një 34-vjeçare gjeorgjiane u arrestuan në Athinë, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ata dyshohet se furnizonin me heroinë sheshin e narkotikëve të kryeqytetit grek.

Në banesën e çiftit u gjetën 3.1 kilogramë heroinë e pastër, 2200 euro, përzierës droge si dhe peshore elektronike.

Sipas hetimeve, shqiptari dhe gjorgjiania e përzienin drogën me paracetamol dhe allçi, duke rrezikuar jetën e përdoruesve.

Autoritetet greke thanë se droga vinte nga Shqipëria dhe me paratë e fituara, rrjeti i trafikantëve blinte prona në Greqi dhe Shqipëri.

Prokuroria e Athinës urdhëroi sekuestrimin e pasurive të çiftit, ndërsa gjykata i dërgoi ata në qeli, deri në përfundimin e hetimeve. /TCH/