Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të një personi të akuzuar për tentativë vrasjeje.
U kap shtetasi Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdhër arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.





