13 nentor 2015 – Dy kilogramë kokainë dhe qindra e mijëra paund kesh janë gjetur në sirtaret e dollapi në një banesë në lindje të Londrës. Pas një hetimi disamujor, “National Crime Agency” sekuestroi në shtëpinë e shqiptarit, 300 mijë stërlina, që i mbante në dollapin e rrobave, bwn tw ditur Panorama.
Altin Nase, 41 vjeç, fillimisht u ndalua teksa udhëtonte me makinën e tij, pasi policia dyshoi se transportonte drogë. Por oficerët e NCA-së gjetën një çantë sportive me 269 mijë stërlina.
Makina drejtohej nga bashkëpunëtori i Altin Nases, një shtetas algjerian i quajtur Shwan Abubaker.
Edhe këtij të fundit, gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 2.000 stërlina, si dhe dy kg kokainë me vlerë shitjeje në treg prej 440 mijë stërlinash.
Sipas policisë londineze, si pasojë e këtij investigimi u sekuestruan 626 mijë stërlina. Nase dhe Abubaker pranuan akuzat në gjykatën “Blackfriars Crown Court”. Ata u dënuan me 9 vite e 8 muaj burg gjithsej.
/portali DurresLajm/