2 dhjetor 2015 – Mbrëmjen e kaluar, një shqiptar 40 vjeç u arrestua nga karabinierët italianë të qendrës operative të Romës, pasi në shtëpinë e tij u gjet kokainë. Shqiptari, emri i të cilit nuk mësohet ende, kishte fshehur mbi dollapin e dhomës së gjumit të paktën 4 kg kokainë të pastër.
Sipas medieve italiane, droga ishte e destinuar për tregun kryeqytetas dhe kishte vlerën e 2 milionë eurove. Në shtëpinë e shqiptarit u gjet edhe një peshore që përdorej për ndarjen e drogës në doza të vogla. 40-vjeçari u transferua në burgun e Regina Coeli-t.
/S.L. portali DurresLajm/