ITALI– Një ngarkesë prej 400 kilogramë drogë është bllokuar në Itali pas mbërritjes nga Shqipëria. Një 35-vjecar me iniciale S.P nga Berati është vënë në pranga nga policia italiane.

Ai mësohet se kishte mbërritur në brigjet italiane me një gomone 7.5 metra të gjatë me 250 kuaj fuqi.

Skafi ishte strehuar në një oaz të mbrojtur në ishullin “Le Cesine” të qytetit të Vernole, kur policia bregdetare e Leces ka ndërhyrë për të bërë bllokimin e lëndës.

Shqiptari ka tentuar të largohej por është vënë në pranga nga policia e cila theksoi se vlera e drogës së bllokuar kap shumën e 2 milionë eurove.

Marihuana ishte paketuar ne qese te vogla selofani me peshe gjysme kilogrami secila.