Policia greke ka arrestuar në Athinë, shqiptarin i cili një ditë më parë qëlloi me thikë gruan duke e lënë të plagosur rëndë.
Sipas mediave greke në pranga ka rënë Mirosh Bardhi, 45 vjeç i cili plagosi rëndë gruan e tij, Anxhela Bardhi.
Ndërkohë që gruaja e tij ndodhet ende në gjendje kome dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Mediat greke shkruajnë se autori kishte ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e xhelozisë për bashkëshorten.





