Guardia di Finanzia në brigjet e Brindizit ka sekuestruar rreth 557 kilogramë marijuanë.
Në pranga kanë rënë dy skafistë shqiptarë, të cilët po e transportonin drogën drejt shtetit fqinj.
Sipas medieve, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, janë të moshës 32 dhe 27 vjeç, dhe sapo kanë parë forcat detare italiane janë munduar të largohen duke hedhur ngarkesën në ujë.
Pas një ndjekjeje në det, autoritetet bënë të mundur sekuestrimin e marijuanës e cila ishte ndarë në 24 pako të mëdha. Mediat shkruajnë se nëse do të nxirrej në treg prej drogës do të përfitoheshin rreth 5 milionë euro.





