27tetor 2015 – Altin Tota, 25 vjeç, është “skifteri” i radhës i kapur nga policia italiane. Pas arrestimit të një 22-vjeçari dy ditë më parë në Kroaci, i dyshuar si kreu i një grupi hajdutësh (të përbërë nga 15 shqiptarë dhe 1 italian), dje u pragos në flagrancë edhe Tota.
Sipas policisë, Altin Tota po vidhte në bashkëpunim me një shokun e tij në një banesë në Albinea, në zonën e Rexhio Emilias. E lajmëruar për keqbërësit, policia italiane ka shkuar për të bërë arrestimin e autorëve, por ata sapo pikasën policinë u hodhën nga kati i tretë. Tota mbeti i plagosur pas hedhjes nga lartësia, ndërsa bashkëpunëtori i tij arriti të arratisej.
Banorët e zonës kanë denoncuar në polici disa vjedhje në banesa, ku sipas tyre u janë marrë telefona, kompjuterë, bizhuteri dhe automjete.
/portali DurresLajm/