Një hajdut shqiptar është arrestuar nga Policia në Kretë, pasi mbi të rëndojnë akuzat e vjedhjes në hotele dhe vila rezidenciale në ishullin grek.

Ai është 18-vjeçar, por Policia nuk e ka bërë publik emrin e tij, raporton “Kathimerini". Shqiptari akuzohet se ka vjedhur 8 dhoma hotelesh në korrik.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për vjedhjen e disa vilave. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti kanabis dhe një shpatë rreth 51 centimetra të gjatë.