Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Bëhet fjalë për qytetarin me iniciale O.A., i cili akuzohet të ketë vjedhur në banesa të ndryshme në këtë qytet.
Mësohet se 32-vjeçari është arrestuar në banesën e një qytetari me inicialet Z. M., ku ishte futur për të vjedhur.
Pas hetimeve, rezultoi që O.A., ishte autor i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në Kavajë.
Njoftim i policisë Kavajë:
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë.
Zbardhen dhe 4 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim shtetasin e dyshuar.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 32 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në oborrin e banesës e shtetasit Z. M., në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.
Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autorë edhe i 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit shkurt-qershor 2019 në Kavajë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.





