Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialistët për Narkotikët në Durrës ndalojnë një durrsak të shpallur në kërkim kombëtar, të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Xhemali (Shabani) 44 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar Xhemalin me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.