18 qershor 2015 – Vladimir Gjuta, personi i shumkërkuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Saimir Tahiri, u kap sot në tunelin e Kalimashit në Kukës. Ai ka qenë në shoqërinë e një kosovari, kur u ndalua nga policia. Forcat policore kanë pritur derisa makina e Gjutës të hynte në tunel, për të bërë arrestimin e tij. Vladimir Gjuta akuzohet se në bashkëpunim ka kryer disa akte terrori, me qëllim kërcënimin e familjes Tahiri.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”