Kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit, Viola Kapidani ka reaguar në rrjete sociale mbi ngjarjen e rëndë të regjistruar në një kopësht publik në Gramsh, ku disa fëmijë janë helmuar dhe janë shtruar në spital dhe shkak mendohet të jetë salmonela.
Kaandidatja e PD thotë se “ky nuk është “rast i izoluar”. Është pasojë e mungesës së kontrollit, e papërgjegjshmërisë dhe e mosfunksionimit të institucioneve që e kanë për detyrë të mbrojnë më të vegjlit tanë”.
Në postimin e saj, Kapidani nënvizon se nëse sot është Gramshi që po e përjeton këtë ngjarje, nesër ajo mund të regjistrohet në Durrës prandaj nuk duhet heshtur, sepse bëhet fjalë për çështje jete.
Në të njëjtën kohë, ajo kërkon reagimin institucional, pasi deri më tani autoritetet kanë heshtur.
“Institucionet duhet të japin llogari. Pa asnjë përjashtim. Dhe jo me konferenca shtypi. Me përgjegjësi konkrete dhe me hetim të plotë të rastit.
Fëmijët tanë nuk janë numra. Janë jeta vetë. Dhe jeta nuk fal dështimin”.
Postimi i plotë:
Si nënë, e kam të pamundur të mos e përfytyroj ankthin e atyre prindërve.
Si qytetare, nuk mund të hesht para këtij dështimi të rëndë të shtetit.
Ky nuk është “rast i izoluar”. Është pasojë e mungesës së kontrollit, e papërgjegjshmërisë dhe e mosfunksionimit të institucioneve që e kanë për detyrë të mbrojnë më të vegjlit tanë.
Kur edhe kopshtet nuk janë më të sigurta, atëherë kemi një sistem qe s’po kontrollon asgjë dhe s’po mban përgjegjësi për asgjë.
Sot është Gramshi. Nesër mund të jetë Durrësi, apo çdo qytet tjetër. Dhe për këtë nuk mund të rrimë në heshtje sepse kjo nuk është më thjesht një çështje politike. Është çështje jete. Dhe për jetën e fëmijëve tanë nuk mund të ketë kompromis.
Institucionet duhet të japin llogari. Pa asnjë përjashtim. Dhe jo me konferenca shtypi. Me përgjegjësi konkrete dhe me hetim të plotë të rastit.
Fëmijët tanë nuk janë numra. Janë jeta vetë. Dhe jeta nuk fal dështimin.





