Në Komandën e Forcës Detare, në Plepa Durrës, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Jeronim Bazo prezantoi shefin e shtabit të kësaj force, kapitenin e rangut I Arsen Mullaj. Gjeneralmajor Bazo vlerësoi karrierën dhe aftësitë profesionale të kapitenit të rangut I Mullaj dhe i uroi suksese në detyrën e re, njoftoi Marina Luftarake.
Gjatë karrierës së tij Mullaj ka kryer kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si Akademinë e Drejtimit dhe Kursin e Lidershipit në Gjermani, oficer shtabi në departamentin e stërvitjes pranë Komandës së Komponentit Detar të NATO-s në Itali, shef zyre në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, shef sektori i operacioneve dhe gatishmërisë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, oficer shtabi për operacionet e përbashkëta në Komandën e NATO-s, në Mons, Belgjikë etj.





