Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti deklaroi se fitorja kundër Andorrës është shumë e rëndësishme për kualifikueset dhe është motivim për ndeshjet e qershorit.
“Fitore e rëndësishme, 3 pikë vlejnë shumë për këto kualifikuese, pasi humbëm ndeshjen e parë në Angli dhe gjëja më e rëndësishme janë 3 pikët. Nuk është aq e thjeshtë kundër një kundërshtari të fortë siç është Anglia, të kthehesh në Shqipëri për pak kohë dhe për të shikuar këtë kombëtare siç është Andorra dhe besoj që komplimente të gjithëve, çunave, stafit pasi ishte një ndeshje e mirë sot dhe duhet të na japë motivim për ndeshjet e qershorit dhe të jemi të gjithë gati dhe të shëndetshëm që është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Gjimshiti për mikrofonat e “FSHF”-së.