Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, nuk i shërben Shqipërisë vetëm si futbollist. Ai ka vendosur ta ndihmojë shtetin e tij edhe nga ana turistike duke i bërë reklamë disa prej vendeve më të bukura me anë të postimit të fotografive në faqen personale në Facebook.
Ndërkohë, mbrojtësi po vazhdon përgatitjet me skuadrën e tij Karabakun për ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve kundër danezëve të Kopenhagës.