Kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli fitoi penalltinë e rëndësishme për të fituar kundër Tiranës. Ai u shpreh i lumtur për triumfin duke qenë që duhet të dilnin nga situata e vështirë në të cilën ishin.
“Kishim një ndeshje të rëndësishme dhe duhet të fitonim, nuk po kalonim një moment të mirë dhe duhet të reagonim.
Kundër Tiranës kemi bërë gjithmonë ndeshje të mira, më vjen mirë për fitoren dhe duhet të mendojmë për fitoren e radhës. Jo vetëm unë por shumë lojtarë me eksperiencë te Teuta duhet ta nxjerrim ekipin nga kjo situatë, e rëndësishme është që duhet të fitonim dhe nëse do të kishim një rezultat negativ do të ishte shumë e vështirë për ne.
Nuk na mbetet shumë kohë veç të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Ishte një zgjidhje e drejtuesve për të vendosur dikë që e njeh mirë ambientin, njeh situatën dhe vështirësitë që po kalon skuadra dhe profesor Hodo ka mbështetjen tonë dhe do ta ketë. Lojtarët me eksperiencë futen për të ndryshuar situatën, por jo se të rinjtë nuk mund ta bëjnë, presioni është i madh. Ai na njeh dhe ne po, mendoj që do të bëjmë edhe më mirë”, u shpreh Blerim Kotobelli.