Itali, 16 prill 2014 – Media italiane “Romagna.it” njofton se sipërmarrësi shqiptar Shpëtim Mehmetaj, u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë e të dorëzohet. Shpëtimi, në shkurt të këtij viti, u bë president i kulbit të futbollit të Ricones në Itali. Fatkeqësisht klubi ishte zhytur në borxhe deri në fyt. Ndonëse presidenti shqiptar i klubit italian bëri të pamundurën nuk arriti të kishte sukses. Ai u detyrua të martën të deklaronte dorëzimin pa kushte. Të mërkurën në ndeshjen kundër ekipit të “San Kolombanos” nuk do të mund të luajë dot asnjë lojtar i klubit të futbollit Ricone, si rrjedhim “San Kolombana” do e fitojë ndeshjen në tavolinë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





