Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur ditën e sotme nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pas kapjes së 4 prej 6 grabitësve të Rinasit.
Tahiri ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit dhe ndihmën që kanë dhënë qytetarët për suksesin e operacionit të koduar “Patrioti”.
Por ministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ka dhënë edhe lajmin e mirë për policët që morën pjesë në operacion.
Ai ka konfirmuar se ata do të shpërblehen për punën e suksesshme. Se sa do jetë ky shpërblim, ende nuk dihet.





