Gjykata e Durrësit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për administratorin e kompanisë së bananeve, Bajron Gumeni, në kontenierin e të cilës u gjetën rreth 12 kg lëndë narkotike kokainë në portin e Durrësit.
Mësohet se Gumeni, i cili është administrator i 10 për qind të aksioneve të kompanisë ku u gjet droga, është lënë në “arrest me burg”.
Ne fjalën përpara gjykatës Gumeni u shpreh se ai nuk ka punë me trafikun e kokainës dhe se kompania që ai menaxhon ka porositur vetëm bananet dhe jo lëndën narkotike.
“Nuk ka gisht në këto punë, firma që unë menaxhoj ka porositur vetëm bananet”, ka deklaruar Gumeni