Pas kapjes së mbetjeve të rrezikshme në një traget në Vlorë, ka reaguar ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Ministri shprehet se operacioni i zhvilluar ditën e enjte shënon një nga pikat kulmore në kuadër të gjitha përpjekjeve për të vazhduar moratoriumin e mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë.

Sipas Klosit, operacioni shënoi sukses, ndërsa thekson dhe përfshirjen e ministrisë së Mjedisit në ndalimin e mbetjeve të rrezikshme.

“Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të struktuar nga ministria e rendit dhe ministria e mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga më pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bejmë ne për të vazhduar në mënyrë të fortë moratiriumin e mbetjeve te rrezikshme në vendin tonë, ishte nje operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strukturat përfshirë gjërësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem.”– tha Klosi.