Kompania lider në tregun e importimit, prodhimit dhe tregtimit të lubrifikantëve me cilësi të lartë për makinat e pasagjerëve, kamionët e lehtë & rëndë, makineritë bujqësore etj, do të prezantojë produktet e saj në panairin ndërkombëtar Automechanika Frankfurt.

Automechanika Frankfurt është panairi kryesor tregtar në botë për industrinë e shërbimit të automobilave. Në 2018, panairi dyvjeçar do të festojë 25 vjetorin e tij me një mori temash të reja. Markat me te njohura do ekspozojne per rreth 5 dite produktet e tyre, dhe eshte nje evenimet i cili shpalos teknologjine te nderthurur me fuqine e levizjes. Kappa Oil eshte e vetmja Kompani e cila do te valvise ne celje te Panairit flamurin Shqiptar, dhe prej shume vitesh prezanton Shqiperine dhe nje panair dinjitoz.

 Automechanika Frankfurt është panairi më i rëndësishëm për tregun e automobilave dhe është organizuar nga Messe Frankfurt që nga viti 1971. Përafërsisht 150.000 vizitorë dhe tregtarë nga 170 vende erdhën në ngjarjen e fundit (2016) për të parë teknologjitë më të fundit të ofruara nga 4.843 ekspozues.

Panairi i tregtisë zhvillohet çdo dy vjet, duke festuar 25 vjetorin e tij në 2018. Automechanika e 25-të Frankfurt mbahet nga 11-15 shtator 2018 dhe do të përfshijë tema të reja si Classic Cars dhe REIFEN, të cilat do të mbahen në të njëjtën kohë në sallën e re si një shfaqje e përbashkët, për herë të parë.

Kappa OIL është një kompani e pavarur e themeluar më 1992 nga Presidenti i saj, z. Krenar Lasko. Kompania është e përfshirë në importimin, prodhimin dhe tregtimin e lubrifikantëve me cilësi të lartë për makinat e pasagjerëve, kamionët e lehtë dhe të rëndë, makineritë bujqësore, etj. Kompania tregton filtra, bateri dhe produkte plotesuese duke qenë kompania lider në treg shqiptar ne nje mbulim prej 43% te tregut.

Kënaqësia e klientëve është prioriteti ynë kryesor duke e alternuar me staf te kualifikuar i cili mban një partneritet të vazhdueshëm me klientin. Aplikimi i kontrollit të rreptë të cilësisë, ruajtja e kohës se dorëzimit të produkteve dhe shërbimet pas shitjes jane fokusi i Kappa OIL. Strategjia e ndjekur ka bere te mundur qe kompania arriti të rrisë vëllimin e shitjeve gjatë viteve.

Prej 10 vitesh ka njohur nje zgjerim në tregun ndërkombëtar. Rritja e shpejtë e kompanisë në eksporte dëshmon për reagimin e saj dhe përshtatshmërine e prodhimit bazuar kerkeses nderkombetare.  

Produktet Kappa Oil jane tashme në Itali, Slloveni, Kroaci, Belgjikë, Francë, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Angli, Gjermani në Evropën Perëndimore, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Kappa Oil importon per tregun vendas Filtra te ndryshem per mjetet, Filtron Filter si dhe marken e Lubrifikanteve me te njohur ne Gjermani Ravenol. Kappa Oil ka nje game te gjere lubrifikantesh dhe eshte lider ne tregun vendas.

https://www.ravenol.de/

http://filtron.eu

Menaxhimi i cilësisë ka kaluar ne disa faza prej vitin 2010 nga certifikata e  CDQ Itali, KAPPAOIL është certifikuar për origjinën europiane të produkteve të saj duke rritur besueshmërinë dhe cilësinë e produkteve. Investime të shumta në laboratorët tanë dhe në stafin profesional sigurojnë zhvillimin e produkteve me cilësi të lartë dhe inovative që plotësojnë kërkesat e prodhuesve më të mëdhenj të automobilave.

https://automechanika.messefrankfurt.com/frankfurt/en.html