Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri u shpreh se rënia e euros ka sjellë dëme të jashtëzakonshme për bizneset.

Sipas tij, qeveria po kërcënon vendet e punës së mijëra shqiptarëve. Në fund, ai tha se zgjidhja është një qeveri me kryeministër të pakorruptuar, ku të jenë qytetarët ata që vendosin për fatin e tyre.

“Kjo tregon dështimin e qeverisë në menaxhimin e ekonomisë. Kemi ekonomi të kapur dhe të punësuar rekord në sektorin publik, 185 mijë dhe kjo vetëm për të mbajtur pushtetin. 96.4 lekë këmbehet euro sot, duke sjellë dëme të jashtëzakonshme për bizneset. Miliarda euro të pista hyjnë në ekonominë shqiptare. Qeveria po kërcënon vendet e punës së mijëra e mijëra shqiptarëve. Çmimet e naftës dhe ushqimeve anë nga më të lartat në Europë. Zgjidhja është një qeveri me kryeministër të pakorruptuar, të jenë qytetarët që vendosin për fatin e tyre. Jeni ju qytetarë shqiptarë që mund të rrisni mirëqenien e familjeve tuaja.”, tha ai.