KAPSHTICË, 14 mars 2013 – Policia kufitare në pikën e Kapshticës ka sekuestruar sot 50 kg kanabis që ishte fshehur në shasinë e një furgoni.

Burime policore të pikës së kalimit kufitar bëjnë të ditur se drejtues i furgonit ishte një shtetas italian.

Bëhet e ditur se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e mjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë ngjarje.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/