Debati mes Eltionit dhe Ilirit brenda shtëpisë së Big Brother ka degjeneruar pas prime-t të mbrëmjes së djeshme.

Iliri vendosi që të hapte kutinë e Pandorës, dhe të çonte në nominim veten e tij, Eltionin dhe Arbrin, ndërkohë që mes balerinëve nuk kanë munguar tonet e forta, që mund të cilësohen edhe si kërcënime.

Eltioni e cilësoi si zero dhe i tha të “rrijë urtë”, ndërsa Iliri i kërkoi të masë fjalët dhe i përmendi sërish të kaluarën.

Ilir: Si b*thë turtulli, vetëm llap llap llap.

Eltion: Ti për mua je zero.

Ilir: Një njeri që i vendos grada vetes, për mua është baras me zero. Ti je një nga ata.

Eltion: Bravo. Ik e flej tani.

Ilir:  Ti mua ik e flej, vazhdo…

Eltion: Rri urtë pra.

Ilir: Ti më thua mua rri urtë?

Eltion: Është më mirë.

Ilir: Ule tonin, fjalët mati me mua. Nuk kam ardhur të kërkoj punë tek ty, ndoshta ke ardhur ti tek mua. Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedh.

Eltion: E kisha për vlerësimin që i bën shqiptarëve.