30 prill 2015 – Vladimir Durkaj dhe Dritan Celaj në tetor 2014 me armë në dorë po i vinin “gjobë” pronarit të Klubit Kalifornia në zonën e Tirbutinës. Pas një përplasje me armë me karabinierët u arrestua Dritan Celaj, por Vladimiri mundi të arratisej. Pas shumë hetimesh dhe verifikimesh karabinierët e ndalojnë Vladimirin, ndërsa po udhëtonte me një makinë luksoze të markës Porsche.
Vladimiri u paraqiti një pasaportë false me gjeneralitete të tjera, por karabinierët e identifikuan me saktësi në sajë të shenjave të gishtave. Mbi Durkajn rëndon edhe një dënim me burg i pashlyer për shpërndarje droge në Rajonin e Toskanës, po ashtu ai ishte në kërkim edhe nga karabinierët e qytezës së San Basilios afër Kaljarit ( në Ishullin e Sardenjës) për të tjera vepra penale.