Itali, 19 korrik 2014 – Karabinierët e provincës së Breshias hapën një hetim për një organizatë që merrej me shfrytëzim prostitucioni në këtë zonë. Në tre klube nate, përkatësisht “Lap 69”, “Burlesque” dhe “Red Beer” ushtrohej prostitucion, madje i mirë organizuar, ku secili anëtar i organizatës kishte rolin e vet dhe pjesën e vet të fitimit.
Me mbylljen e hetimeve u arrestuan 8 italianë, një shqiptar dhe dy të tjerë u lanë me arrest shtëpie. Ndër italianët e arrestuar ishin edhe dy karabinierë, që kishin veprimtari aktive në këtë organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni. Shqiptari i arrestuar ishte Ervis Tafa, me precedentë penalë, banues në qytezën e Dezencanos (Desenzano) afër qytetit të Breshias.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





