Itali, 1 prill 2014 – Karabinierët italianë arrestuan në Peruxhia dhe rrethina 7 persona, anëtarë të një bande të rrezikshme, që merrej me shpërndarje parash falso, vjedhje me dhunë, gjobëvënie duke përdorur armët e zjarrit etj. Një ndër anëtarët e kësaj bande ishte edhe Bilbil Basha i datëlindjes 1972, me precedentë të shumtë penalë, me origjinë nga qyteza e Gramshit në Shqipëri. Ai ndër të tjera akuzohet për vjedhje banese, ku ka vjedhur edhe një pushkë, që është përdorur nga banda për të kryer krime të tjera. Anëtareve të bandës iu sekuestruan edhe celularë, vetura dhe pasuri të paluajtshme, përfshirë një restorant të njohur në periferi të Peruxhias.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/