30 prill 2015 – Karabinierët e qytezës së Pontederas afër Pizës neutralizuan një bandë të rrezikshme hajdutësh shqiptarë duke përdorur ndër të tjera edhe një dron me kamerame rreze infra të kuqe. Karabinierët nga dhjetori 2014 në janar 2015 mbajtën nën vëzhgim të rreptë 6 shqiptarë, që dyshoheshin për më së paku 20 vjedhje në tërë Rajonin e Toskanës.
Në fillim u arrestuan Emiljano Braja, Gentjan Jahja dhe Edison Cara të moshave 25, 27 dhe 30 vjeç. Më pas u prangosën edhe tre hajdutët e tjerë. Njëri prej tyre u arrestua në aeroport, ndërsa ishte gati të imbarkohej në një avion për në Tiranë. Karabinierët sekuestruan një sasi të konsiderueshme sendesh të vjedhura, dy pistoleta dhe një revolver si edhe para kesh në shumën e 15 000 eurove.