Itali, 29 korrik 2014 – Karabinieria italiane vuri në pranga tre shqiptarë banues në Provincën e Kapuas dhe me origjinë nga Peshkopia, sepse akuzoheshin për vjedhje banesash dhe lokalesh. Ata kishin vjedhur para, sende me vlerë, arturina, bileta “Gërvisht dhe fito”, karta rimbushëse telefonike, paketa cigaresh etj. Vjedhjet ishin kryer në provincën e Kazertës dhe Salernos.
Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për Gëzim Kaçin (ne foton kryesore nga e djathta), 45 vjeç, të cilit ju gjetën në banesë 1 500 euro dhe sende të vjedhura. Për Arben Jellën (ne foton kryesore nga e majta), 35 vjeç u dha masa “arrest shtëpie”, ndërsa për Genc Kajën, 29 vjeç u dha masa “detyrim paraqitje”.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





