DURRËS, 21 tetor 2014 –  Tre shqiptarë me banim në Gjenovë dhe një shqiptar me banim në Torino u arrestuan nga karabinieria italiane në Torino. Shqiptarët e arrestuar janë: Ervin Lushaj, 27 vjec, Luciano (Albano) Deraj, 25 vjec, Voglush Lazaj 34 vjec dhe një vajzë Nertila Mecaj, 26 vjece.  Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMW coupe me targa shqiptare, që kishte si shofere Nertila Meçajn dhe një sasi të vogël eurosh kesh.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/