16 dhjetor 2014 –  Karabinierët e Bolonjës pas një pune të gjatë e të vështirë operative këtë të martë më 16 dhjetor 2014 neutralizuan një bandë të strukturuar kriminale shqiptare, që ishte specializuar në shfrytëzimin e prostitucionit. Në krye të bandës ishin dy djem xhaxhallarësh të quajtur Kreshnik P. 28 vjeç dhe Gazi P. 31 vjeç. Të dy këta arritën të shpëtojnë dhe besohet se ia kanë mbathur për në Shqipëri. Ndërkohë u arrestuan katër shqiptrë të tjerë anëtarë të bandës, që shfrytëzonin rreth 20-25 prostituta moldave, rumune, shqiptare dhe ukrainase në 5 apartamente të ndryshme në Bolonja. Karabinierët arrestuan: E.P. 22 vjec, L.P. 33 vjeç, N.M.F. 39 vjec dhe A.P. 50 vjeç. 

Anëtarët e bandës kanë lidhje gjaku apo krushqie me njëri tjetrin. Karabinierët gjetën një valixhe të mbushur me 310 00 euro të prerjeve 10, 20 e 50 euroshe, para këto fryt iaktivitetit të  prostitucionit të muajve tetor-nëntor 2014. Banda përdorte mbi 50 celularë për ndërlidhje si edhe 11 vetura për transport. Besohet se nga shfrytëzimi i prostitutave banda fitonte mesatarisht cdo muaj 150 000 euro. Paratëe fituara nga prostitucioni investoheshin në Shqipëri për blerjen e pasurive të patundshme, për financimin e aktiviteteve tregtare si edhe ishte krijuar një fond rezervë,që shërbente për të blerë përkrahjen e policëve dhe politikanëve lokalë shqiptarë por edhe  për të ndihmuar anëtarët e bandës, që mund të kishin probleme me agjencitë ligjzbatuese italiane. Pala italiane do të kontaktojë me kolegët shqiptarë për të bërë të mundur kapjen e Nikut dhe të Gazit, që i shpëtuan arrestimit në Itali si edhe për të sekuestruar në favor të shtetit shqiptar paratë dhe pasuritë e patundshme të bandës, që ndodhen në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/