5 shkurt 2015 – Shqiptari për të cilin njoftuam më parë se ishte plagosur nga karabinierët në kokë, gjatë një tentativë vjedhje në zonën e Ostras afër Ankonës, vdiq në Spitalin Torrette të Ankonës.
Korab Xheta, 23 vjeç u identifikua nga i vëllai i ardhur nga ankona për të identifikuar trupin e tij, që ishte mbajtur gjallë me aparaturë këto 3-4 ditë.
Karabinierët në postbllok shtinë 5 herë, 4 nga një armë Beretta dhe 1 nga një tjetër, po pistoletë Beretta; si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur në kokë Korabi. Nga hetimet e karabinierisë rezulton, që Korabi kishte lindur në fshatin Shupenzë të Peshkopisë dhe ishte rezident me dokumente të rregullta në periferi të Napolit.
Sipas karabinierisë, i ndjeri nuk kishte asnjë precedent penal. Pas kryerjes së autopsisë, trupi i të ndjerit do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





