Itali, 7 gusht 2014 – Bukurosh Dani, 24 vjeç ka me të vërtetë qimen e derrit. Ndërsa djaloshi shqiptar po bënte pazarin në një dyqan në zonën e Kasal Del Principes afër Napolit, një karabinier jashtë shërbimit (me leje) e njohu Bukuroshin dhe me pistoletë në dorë e ndaloi në dyqan.
Karabinieri e identifikoi Bukuroshin për shkak të detyrës së tij, që kur kishte qenë me shërbim në Shqipëri. Me mbërritjen e patrullës së karabinierisë, Bukuroshit ju vunë prangat dhe përfundoi në burgun e Poxhioreales (Poggireale).
Bukurosh Dani ishte në listën e personave të shpallur në kërkim nga Europoli, sepse policia shqiptare e akuzon për armëbajtje pa leje dhe tentativë vrasjeje. Që nga maji i vitit 2014, Bukuroshi u zhduk nga banesa e vet në qytezën e Kasapezenas (Casapesenna) në provincën e Kazertës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





