21 maj 2015 – Një dyqan cigaresh në Breshia u grabit me thyerje dy herë brenda muajit. Herën e dytë hajdutët e paguan me gjak vjedhjen.
Duke gdhirë e mërkura 20 maj 2015, dy makinat e hajdutëve me nga tre persona secila, të gjithë shqiptarë, pas vjedhjes së dyqanit të cigareve ndeshën në një postbllok të karabinierisë. Makina e parë tentoi të shtypte njërin nga 2 karabinierët e postbllokut. Karabinieri hapi zjarr me automatikun sub-kompakt Beretta M12 kundër makinës së hajdutëve. Nga plumbat e armës (gjysmë karikatori, 16 fishekë) u shpuan rrotat e veturës së parë të grabitësve. Ndonëse me rrota të shpuara, makina mundi të arrijë deri në Spitalin e Trevilias (Treviglia) rreth 10 km larg.
Të tre hajdutët kishin mbetur të plagosur lehtë nga plumbat e karabinierit. Të lajmëruar nga personeli mjekësor, karabinierët i arrestuan hajdutët shqiptarë në spital.
Tre “kolegët” e tyre ende të lirë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Në makinën e kapur u gjetën mjaft steka me cigare dhe mallra të tjera të vjedhura në dyqan. Të dy makinat e përdorura për grabitje rezultuan të vjedhura në zonën e Breshias.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/