Prej disa ditësh jugu i vendit po përballet me zjarrin që djegur qindra hektarë pyje.

Në Karaburun situata e zjarrit vazhdon të jetë e përkeqësuar pasi ka ende vatra aktive.

Hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme janë nën pushtetin e flakëve, ndërkohë që për fikjen e tyre është angazhuar edhe ushtria.

Terreni i vështirë dhe era kanë krijuar vështirësi për vënien nën kontroll të zjarrit.