Shtatori është muaji i parë i cili na lajmëron së vjeshta erdhi!
Për të gjithë ata që lindin në këtë muaj, listohen disa karakteristika që i diferencojnë nga të lindurit në muajt e tjerë.
- Lindin si bebe të vogla – Fëmijët e shtatorit më së shpeshti lindin me peshë të vogël, transmeton Telegrafi.
- Janë më të gjatë se të tjerët – Nëse krahasohen me fëmijët e lindur në muajt e pranverës apo të dimrit, të lindurit në shtator mesatarisht janë më shtatgjatë.
- Regjistrojnë shkolla elite – Sipas hulumtimeve, njerëzit e lindur në shtator zhvillohen shumë më shpejt në fëmijëri të hershme.
- Tipa sportivë – Të lindurit në shtator kanë predispozita fizike për t’u marrë me sport dhe ndër ta ka më së shumti sportistë elitarë.
- Lulja e tyre e lindjes është Kata e Bukur (lat. Aster) – Simbol i dashurisë së fuqishme, Kata e Bukur apo Asteri është lule e atyre që janë lindur në shtator. Pos saj, disa marrin mushlinzë (Conovolvulusarvensis) e cila simbolizon dashurinë dhe sinqeritetin, ndërkaq këto janë edhe karakteristika për të cilat fëmijët e shtatorit të gjithë i adhurojnë.
- Janë rezistues ndaj astmës – Hulumtimet kanë treguar që njerëzit e lindur në vjeshtë më së shpeshti janë alergjikë ndaj vezëve, kikirikut dhe qumështit. Mirëpo janë rezistues ndaj astmës.
- Janë jetëgjatë – Njerëzit të cilët janë të lindur midis shtatorit dhe nëntorit më së shpeshti jetojnë edhe më shumë se njëqind vjet. Këtë e ka konstatuar studimi të cilin e ka bërë Universiteti i Çikagos me 1.500 njëqindvjeçarë. Njëri ndër shkaqet është që menjëherë pas lindjes u janë ekspozuar infeksioneve të shumta sezonale.





